Aktori shfaqet në tapetin e kuq me të dashurën 23-vjet më të re

Aktori i famshëm Martin Freeman dukej i dashuruar teksa ecte në tapetin e kuq me të dashurën e tij, aktoren franceze Rachel Benaisso në Olivier Awards në Londër e cila është 23-vjet më e re.
Ylli i “he Lord of the Rings” dhe i serialeve “Sherlock” dhe “he Office” është shfaqur me një xhaketë sportive me model kuqezi, të cilin e ka kombinuar me pantallona të zeza dhe këpucë lëkure, transmeton Indeksonline.

Rasheli zgjodhi një fustan që dukej sikur ishte i përbërë nga dy pjesë në ngjyrë kremi dhe i la flokët e lëshuara.
Çifti i njohur ka rreth tre vjet bashkë. Edhe pse u zbulua se ata ishin në një lidhje që në vitin 2021, ata rrallëherë shihen bashkë në publik.
Ata bënë paraqitjen e tyre të parë si çift në Festivalin e Filmit Raindance dhe paraqitja erdhi vetëm disa muaj pasi ish-gruaja e Freeman, Amanda Abbington , 51, foli për divorcin e tyre./Indeksonline/
