Aktori shihet me një vajzë 40 vjet më të re, puthën në rrugë

Sean Penn është filmuar në Madrid duke u argëtuar me një aktore 40 vjet më të re, Valerija Nicov.
Dy vjet pas divorcit me aktoren australiane Leila George, aktori u filmua duke shëtitur nëpër qytet me një aktore të re nga Moldavia, madje çifti u puthën në një moment, shkruan Page Six, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse janë zyrtarisht në një lidhje, as sa kohë kanë bashkë dhe as sa vjeç është saktësisht Nicov, por ai hamendëson se i ka kaluar të 20-at.

Tre martesa të dështuara
Kujtojmë se aktori ka pasur tre martesa të dështuara. Ai ishte i martuar me Madonën nga viti 1985 deri në vitin 1989 dhe më pas u martua me Robin Wright në vitin 1996, nga e cila u nda në vitin 2010. Ai u nda nga aktorja australiane Leila George, 32 vjet më e re se ai, pas një viti martesë.
Pas kësaj, ai u pa duke u argëtuar me aktoren ukrainase Olga Korotkova, 19 vjet më e re, dhe më pas me aktoren australiane Nathalie Kelley, 24 vjet më e re ./Indeksonline/
