Aktori Shkumbin Istrefi: Mos e paragjykoni propozimin e “Bufit” për ministër
Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka reaguar në rrjete sociale pasi aktori Fatmir Spahiu “Bufi” është propozuar për ministër nga kryeministri Albin Kurti.
Në postimin e tij, Istrefi e ka përgëzuar Bufin për gatishmërinë për të kontribuar në fushën që e njeh më mirë, duke theksuar se e njeh si njeri të ndershëm, inteligjent dhe të mençur.
“E njoh mirë Bufin, edhe si aktor tepër të talentuar dhe si njeri të mirë, të mençur, inteligjent e të drejtë. E çmoj shumë gatishmërinë e tij për të pranuar një post ministri. Mos e paragjykoni, sepse është i gatshëm të kontribuojë për vendin,” ka shkruar Istrefi.
Ai gjithashtu ka lavdëruar edhe vendimin e kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë emra jashtë partive politike, duke e cilësuar këtë si një praktikë të mirë për të ardhmen./IndeksOnline/

