Aktori “shpërthen” bombën, thotë se ka pasur marrëdhënie me meshkuj

Charlie Sheen ka hapur një faqe të re të jetës së tij duke zbuluar një pjesë të errët të së kaluarës së tij. Në një rrëfim të thellë të bërë përmes librit të tij “The Book of Sheen” dhe dokumentarit të Netflix “aka Charlie Sheen”, aktori ka pranuar se gjatë periudhës kur përballej me varësinë nga droga, kishte pasur marrëdhënie me meshkuj.
Sheen e ka përshkruar këtë periudhë si një kohë të mbushur me frikë dhe stres, duke shpjeguar se ishte detyruar të mbante këto aspekte të jetës së tij të fshehura për shkak të shantazheve të vazhdueshme. Ai ka pranuar se për të mbrojtur privatësinë e tij, ka paguar shuma të mëdha parash për të parandaluar që informacionet e tij personale të dilnin në publik. Sheen ka zbuluar gjithashtu se një nga momentet më të errëta të jetës së tij ka qenë kur mësoi se ishte HIV pozitiv, duke theksuar se kjo ishte një ngarkesë e rëndë emocionale që i solli shumë shqetësime dhe frikë për sigurinë e tij.
Një ndër episodet më të dhimbshme të këtij cikli të errët ishte kur disa individë e shantazhuan me informacionin e tij të shëndetit dhe madje fotografuan medikamentet e tij gjatë gjumit. Sheen ka pohuar se për të mbajtur këto sekrete, i ka shlyer shuma të mëdha, duke përfshirë një shumë prej 1,4 milion dollarësh.
Tani, aktori ka treguar se është pajtuar me të kaluarën dhe ka ndjerë nevojën për të çliruar veten nga ky peshë, duke e bërë publik këtë rrëfim si një akt të lirimit personal.