75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktori shqiptar bëhet gjysh për herë të parë

Aktori i njohur shqiptar, Basri Lushtaku, është bërë gjysh për herë të parë.

Ai këtë e bëri të ditur në një postimi në Facebook përmes të cilit zbuloi se vajza e tij është bërë nënë e një djali, i cili edhe është fëmija i parë për të, shkruan Indeksonline.

“Falënderimi i takon Allahut krijuesit të botërave që sot mora një lajm të mirë dhe më gëzoj shumë ,Vajza ime lindi djalë dhe u bë nënë për herë të parë dhe unë u bëra gjysh, kjo ndjesi qenka shumë e veçantë dhe me kanë humbur edhe fjalët s’po di çka po shkruaj, urime çika ime dhe ty dhëndri im lindja e djalit jetë të gjatë e të lumtur me juve si prindër dhe me neve si familje, inshaAllah Allahu e bën nga njerëzit e mençur dhe dijetar”, ka shkruar aktori i njohur duke publikuar fotografinë e parë të vajzës./Indeksonline/