75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktori shqiptar i dëshpëruar: Po vdes për një kafe

Në këtë kohë izolimi, krahas lirisë shumë kush po e ndjenë mungesën e kafesë.

Pasi që të gjitha lokalet janë të mbyllura për në afat të pacaktuar të gjithë duhet të mjaftohemi me një kafe turke në shtëpi.

E i përmalluar për një kafe në qytet është edhe aktori shqiptar, Romeo Veshaj.

Ai ka publikuar një fotografi nga bregdeti shqiptar teksa mori vëmendje me mbishkrimin e fotos.

“Qielli është blu, deti është i kaltër, ika se po vdes për kafe”, ka shkruar ai sipër imazhit./Indeksonline/