75 Mall Live Search
00:06 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktori shqiptar në Amerikë, Marko Caka mesazh për bashkatdhetarët

Situata e pandemisë Covid-19 ka përfshirë gjithë planetin duke shënuar një numër të madh viktimash, ndërsa njerëzit kanë pauzuar nga përditshmëria e tyre dinamike.

Ajo që në këto ditë të izolimit na nevojitet më së shumti janë motivi dhe fjalët motivuese, e këtë së fundit e ka bërë aktori shqiptar në Amerikë Marko Caka.

Ai në një video për Indeksonline ka treguar për situatën atje dhe se si ai po mundohet ta tejkaloj.

Tutje aktori dha një mesazh për të gjithë shqiptarët duke bërë thirrje që të iu përmbahen masave që janë vendosur nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë situatë që po kalon bota sot jemi edhe në e që janë bërë 5 javë, qeveria Amerikane ka marr masa si çdo shtet tjetër e që ka ndikuar në uljen e numrit të infektuarave”, u shpreh aktori ndër tjera.

Caka tregoj poashtu se projektet filmike janë shtyre për shkak të situatës deri në shtator.

“Unë personalisht jam duke qëndruar në shtëpi dhe pasi të gjitha projekt janë shtyer për në shtator, është me të vërtetë një kohë e vështirë që po kalojmë jo vetëm për shëndetin por edhe për ekonomi, por kam besim që do ia dalim”

“Ju këshilloj që të ndiqi rregullat që u kanë rekomanduar autoritet e shëndetësisë dhe ato përkatëse dhe vazhdoni të qëndroni të fortë dhe optimistë, ju uroj kurajo dhe shëndet të plotë”, përfundoj aktori./Indeksonline/