23:18 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Aktori shqiptar në rolin e ri përkrahë John Travoltës dhe Morgan Freeman!

Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani po vazhdon të korr suksese me filma ndërkombëtar.

Aktori në rolin e ri filmik do të shfaqet përkrahë dy prej emrave më të njohur të industrisë së Hollywood, John Travolta dhe Morgan Freeman, shkruan Indeksonline.

Destani e ka konfirmuar rolin e tij më të ri në filmin ‘The Poison Rose’ përmes rrjeteve sociale.

“Ishte kënaqësi të jem pjesë e një projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoj me ekipin dhe falënderime të veçanta për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, Famke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe George Gallo”, ka shkruar Blerimi Destani në mbishkrimin e videos.

Producent të filmit “The Poison Rose”  janë Jeff Elliot dhe Andrea Lervolino dhe do të publikohet më 24 maj./Indeksonline/