75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktori shqiptar pas tërmetit tragjik: Popull i dënuar për të vuajtur

Pas ngjarjes së rëndë që përfshiu ditën e djeshme Shqipërinë situata është teje delikate ku numri i viktimave ka shkuar në 26, ndërsa numri i të plagosurëve po shkon vetëm në rritje për shkak se akoma ka banorë nën rrënoja.


Lidhur me këtë rast fatkeqësie kanë reaguar shumë emra të njohur të ekranit shqiptar të cilët përveçse kanë mbështetur banorët e prekur kanë nisur edhe kritika e thumbe ndaj qeverisë ku sipas tyre duhet të bëjnë më shumë për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori i humorit, Flor Binaj ka bërë një psotim në Instastory për rastin e tërmetit tragjik.


Kjo tragjedi ishte gjëja e fundit që i duhej këtij vëndi, të rrethuar nga fatkeqësitë, lart politikanët, anash fqinjët problematikë, posht tëmeti, popull i dënuar për të vuajtur.”-shkruan aktori.