19:12 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aktori shqiptar surprizon bashkëshorten në përvjetorin e martesës

Një vit më parë aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Vetëm pak muaj më vonë ata u bënë edhe prindër të një vogëlushi, të cilit i vendosën emrin Dard.

Me rastin e përvjetorit të martesës, Gazi e ka surprizuar Irën me një dedikim publik, duke postuar disa foto nga seti fotografik i martesës, shoqëruar me fjalë të ndjera dhe një premtim. 

“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the Po. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do kujdesem për ty”, shkruan aktori.