Aktori shqiptar zbulon skenarin e “Për’puthen”: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë në jetën reale

Duket se dramat në “Për’puthen” nuk do të ndalen.
Pas disa debateve që po bën në emision si shkak i ish të dashurit të Alvisës, duket se e gjithë kjo është një skenar i radhës, shkruan Indeksonline.
Marius Dervishi i ftuar në një emision, ka zbuluar të vërtetën lidhur me këta të dy.
Producenti i njohur u shpreh se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur edhe në jetën reale dhe se me këto veprime vetëm po gënjejnë të gjithë shqiptarët.
“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët”, tha aktori.
Ai shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni, pasi që Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën së bashku.
“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, tha ai./Indeksonline/
