75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktori “The Rock”, ka blerë këtë rezidencë luksoze afër Atlantas

“The Rock” njihet si një aktor mjaft i pëlqyer në të gjithë botën.

Me përfitimet që ka aktori nga filmat dhe fama që gëzon, ai ka blerë një rezidencë luksoze me një sipërfaqe të jashtëzakonshme prej 46-hektarësh, transmeton Indeksonline.

Rezidenca gjendet 45 minuta larg qendrës së Atlantas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ajo i ka kushtuar aktorit hiç më pak se 9.014.000 dollarë.

Shtëpia luksoze ka 14.791 metra katrorë. Ajo ka 8 dhoma gjumi, një hambar 12 stalla, një pishinë po ashtu ka edhe fermën e ndërtuar në vitin 1867. /Indeksonline/