15:39 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Aktori tregon se Almeda ka pasur lindje të vështirë, thotë që djali i ngjanë atij

Ditën e djeshme, çifti shumë i njohur i aktorëve, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë.

Almeda solli në jetë vogëlushin Efehan, të cilin e pritën në shtëpi me një festë të madhe. Mediat e huaja bënë të ditur se bebushi kishte ardhur në jetë në orën 05:21 të mëngjesit dhe Almeda dhe djali ishin të dy shëndoshë e mirë.

Për mediat e huaja, Tolgahan ka treguar se nuk e ka lënë asnjë moment vetëm bashkëshorten e tij.

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin. Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti.”- rrëfeu Tolgahan sipas “Tv Klan”.

“Para se të lindte i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove shumë’.- tregoi aktori për të voglin.