Aktori turk i pëlqyer nga shqiptarët publikon foto dhe mbishkrimin e bën në shqip

Ka fituar simpatinë e popullit shqiptarë fal disa roleve të suksesshme në seriale turke.
Por, Tolgahan Sayisman “rrëmbej” zemrat e shqiptarëve pas martesës me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi.

Sot ata konsiderohen si një prej çifteve më të famshme në Shqipëri dhe Turqi dhe mbetet të komentuar vazhdimisht për jetën e tyre personale.
Nga martesa me Almedën, aktori turk ka përvetësuar disa fjalë shqipe e të cilat i përdor herë pas here, ashtu siç ka ndodhur edhe në një postim të fundit.

Tolga ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku dukej në formë të mirë dhe me stil, teksa në mbishkrimi la një fjalë shqip: E kështu.
Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë, çifti i famshëm njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë./Indeksonline/