Aktori turk me prejardhje shqiptare i jep fund lidhjes me prezantuesen, ajo shprehet akoma e dashuruar me të!

Can Yaman dhe Diletta Leotta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Lajmin bërë ndarjen e ka konfirmuar edhe vet prezantuesja e njohur duke folur për herë të parë në një nga programet italiane.

Përkundër që të ndarë marrëdhënien me Can e cilësoi si të bukur.
“Histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt.”
Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.

“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.”
Nuk dihet ende se çfarë dërgoi në prishjen e kësaj ‘’përralle’’ të bukur dhe lajmi ishte i habitshëm për shumë pasi aktori turk me origjinë shqiptare propozoi prezantuesen italiane, shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro.
