75 Mall Live Search
11:23 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Aktori turk uron Almedën: Parajsa është nën këmbët e nënave

Aktori turk Tolgahan Sayisman i cili është i martuar me aktoren dhe modelen shqiptare, Almeda Abazin ka uruar ditën botërore të nënave.

Çifti i njohur së fundi u bën prindër për herë të parë, dhe në këtë ditë të veçantë aktori ka uruar bashkëshorten e tij në festimin e kësaj ditë për të parën herë.

Përkrahë imazhit ku shihet duke i dhuruar një përqafim Almedës pas lindjes së djalit, Togahan ka zgjedhur disa fjalë për këtë ditë.

“E dashura ime e bukur, urime dita e parë e festës së nënës, të jem dëshmitarë gjatë lindjes, të jem dëshmitarë i kësaj mrekullie, nuk është një ndjenjë që mund ta përshkruaj me fjalë, jo vetëm për bashkëshorten time, por dashuria dhe respekti ime për të gjitha nënave është rritur dy herë më shumë. Ka aq shumë fjalë për tu thënë për nënat. Pa shtuar asgjë më shumë , i urojë të gjitha nënat në këtë ditë të veçantë dhe ua puthë duart e bekuara ‘Parajsa është nën këmbët e nënave’, ka shkruar aktori turk./Indeksonline/