75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

Aktori Zogjani e bën ekspertin e futbollit: “Shqipërinë e kualifikoi droni në vitin 2016”

Tashmë jemi mësuar që njerëz që s’i përkasin botës së futbollit të luajnë rolin e ekspertit nëpër emisione televizive.

Aktori kosovar, Jeton Zogjani në ATV beson se Shqipërinë në vitin 2016 në Kampionatin Evropian e kualifikoi droni i Ballistë Morinës, transmeton Indeksonline.

Për Zogjanin duket se nuk kanë kryer punë fitorja në Portugali, dy barazimet me Danimarkën dhe dy fitoret me Armeninë.

“Qeta lojtarë kosovarë që kanë qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë i ka kualifiku droni, të jemi të sinqertë.”

“Nuk po du me vë faj mbi Shqipërinë apo Kosovës, si tërsi s’kemi kallëzu rezultat dhe droni na ka kualifiku”, u shprehë aktori kosovar./Indeksonline/