75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / AR

Aktorit i ndodh e papritura gjatë xhirimeve, sulmohet nga nje tufë bletësh

Nicolas Cage ka shkuar në Greqi dhe më konkretisht në Megara për xhirimet e filmit të tij të ri, të titulluar “The Carpenter’s Son”.

Aktori do të luajë në filmin e ri i cili fokusohet në fëmijërinë e Jezusit. Xhirimet ishin planifikuar të zhvilloheshin në shpellat e Megarës, por një problem i papritur ndryshoi planet e xhirimit.

Producentit iu desh të gjente një vend të ri për xhirimet, pasi Nicolas Cage u sulmua në një shpellë nga një tufë bletësh.