75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / AR

Aktorja 52-vjeçe merr vëmendje me fustan të kuq në Emmys

Ceremonia e djeshme e çmimeve Emmy solli një sërë kombinimesh interesante të modës, ndër të cilat spikati Sofia Vergara.

Ajo shkëlqeu me një fustan të gjatë të kuq Dolce & Gabbana me një dekolte të thellë, transmeton Indeksonline.

Tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale

Ajo tërhoqi vëmendjen edhe në rrjetet sociale. “Ajo ngriti temperaturat”, “Nuk ishim gati”, “Mendoj se është ndër më të veshurat”, janë vetëm disa nga komentet në Twitter.

Vergara u nominua për rolin e saj si bosja kolumbiane e drogës Griselda Blanco Restrepo në mini-serialin Griselda, duke e bërë atë latinen e parë që u nominua në kategorinë e aktores kryesore në një serial të kufizuar. Edhe pse çmimi shkoi për Jodie Foster, shumë në rrjetet sociale shprehën habinë që Vergara ishte favorite./Indeksonline/