Aktorja 58-vjeçare akuzohet nga fansat për ndërhyrje plastike

Demi Moore ka ndezur shumë spekulime në daljen e saj të fundit publike.
Aktorja e njohur prezantoi një pamje tepër rinore në koleksionin debutues të Kim Jones, në Fendi në Paris, çka shtoi më shumë zërat se 58-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Moore eci në shfaqjen Fendi në Paris, me një pamje që disa e quajtën të “panjohur”.

“Kjo nuk është Demi! Unë refuzoj ta besoj”, shkroi një ndjekës.
Ndërsa një tjetër të tjerë thanë:
“Ajo ka qenë gjithmonë një grua e mrekullueshme. Shpresoj se çdo gjë që bëri të jetë e përkohshme”.
Oh Demi, nuk ke nevojë ta bësh këtë në fytyrën tënde.”
“Unë me të vërtetë nuk e njoha”, janë disa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale.

kjo nuk është hera e parë që aktorja vendoset në shënjestrën e fansave sa i përket spekulimeve për ndërhyrje plastike.
Në 2017-ën zërat në këtë drejtim nisin të shtoheshin, por asokohe Demi i hodhi kategorisht poshtë ato, duke u shprehur në një intervistë:
“Nuk më pëlqen ideja e një operacioni për të ndaluar procesin e plakjes”.
