Aktorja akuzohet për veshjen në premierën e filmit “Dune”

Anya Taylor-Joy është akuzuar për veshjen e saj në premierën e “Dune: Part Two” të enjten mbrëma.
Aktorja, e cila luan Alia Atreides në film, kishte veshur një fustan të bardhë në premierë, megjithatë, sipër, ajo mbante një shami që ngjabte me një “burka” myslimane dhe hixhab.Veshja e Anyas ishte me porosi Dior, bazuar në pamjen e tyre të nusërisë ‘hyménéé’ nga sezoni pranveror i vitit 1961, shkruan DailyMail.
Por aktorja është përballur me reagime nga fansat në X, për pamjen e diskutueshme, ndërsa të tjerët kanë mbrojtur veshjen e saj.
“Pse Anya Taylor-Joy është me hixhab?” dhe “Një vajzë e bardhë që e vesh atë është modë, ndërsa një vajzë muslimane që e vesh atë është e shtypur”, shkroi një përdorues.
“Ne e dimë se Anya Taylor-Joy mund ta heqë këtë veshje dhe të shfaqet në publik dhe ajo do të përballet me 0 pasoja personale, profesionale ose fetare për ta bërë këtë”, tha dikush.“Kur Anya Taylor-Joy vesh një “burka” është në rregull, por kur muslimanët e bëjnë atë …”
Të tjerë vlerësuan pamjen e Annas ndërsa shkruanin: “Anya Taylor-Joy duket e mrekullueshme me hixhab!! “
Një tjetër bëri shaka: “Mezi presim për titullin @nytimes në mes të Ramazanit: “Gratë e Lindjes së Mesme dhe muslimane janë të dashuruara me trendin e ri të modës të quajtur Anya Taylor-Joy”.