Aktorja amerikane bie pre e hajdutëve, i vjedhin aksesorë në vlerë të mijëra dollarëve

Aktores amerikane i ka ndodhur e papritura në Kanë.
Të dielën, 34 vjeçares, Jodie Turner-Smith i është dashur të paraqes një rast në polici pasi dyshohet se asaj i janë vjedhur bizhuteri me vlerë prej mijëra dollarë, transmeton Indeksonline.

Burimet tani po ndajnë më shumë detaje rreth kësaj vjedhje.
Për ‘Variety’ ata zbuluan se asaj i janë vjedhur përveç parave dhe bizhuterive, edhe unazën e martesës së nënës së saj.
Pasi mësoi rreth kësaj ndërhyrje që i është bërë, Jodie u zhvendos në tjetër hotel dhe iu bë një siguri më e madhe./Indeksonline/
