Aktorja amerikane shpallet fajtore për skandalin e mashtrimit në kolegj
Aktorja amerikane, Felicity Huffman është deklaruar fajtore për mashtrimin dhe pagimin e parave që vajza e saj të fitonte kolegjin.
Ylli i “Desperate Housewive”, pranoi se pagoi 15.000 dollarë për të marrë përgjigjet e provimit të vajzës së saj në vitin 2017 në mënyrë që ajo të fitonte të drejtën për të studiuar në kolegj.
Prokurorët kërkuan 4 muaj burg për aktoren dhe një gjobë prej 20.000 dollarë.
Fituesja e Emmy filloi duke qarë ndërsa fliste në gjykatë, raporton BBC.
Huffman falsifikoi rezultatin e provimit të hyrjes në kolegj të vajzës së saj të madhe Sophia Macy.
Aktorja tha se vajza e saj nuk ishte në dijeni të mashtrimit dhe se i vinte turp që e tradhtoi atë.