75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / L K

Aktorja australiane po bëhet nënë, në lidhje me gjysmëvëllain e saj

Aktorja Scarlet Vas , ylli i serialit “Fqinjët”, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj Taya Ricci , i cili është gjysmëvëllai i saj.

Scarlet dhe Tay u takuan si adoleshentë në Melburn dhe pasi prindërit e tyre filluan një lidhje, ata u bënë “familje”, duke pasur njërin prind të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Scarlet, e cila njihet më shumë për rolin e oficerit të policisë Mishti Sharma, zbuloi se do të sjellë në jetë një vajzë muajin e ardhshëm.

Pavarësisht se ishin gjysmëvëlla dhe gjysmëmotër, ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe më pas u martuan vitin e kaluar.

Lidhja e tyre u bë shumë e diskutueshme, gjë që nuk e shqetëson aspak çiftin./Indeksonline/