75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

Aktorja bën rrëfimin prekës pas vdekjes së nënës

Ana Lika, e ftuar në “S’e Luan topi”, foli për humbjen e së ëmës, duke treguar se i mbetën peng shumë gjëra nga humbja e saj.

Ajo tregoi se në mbrëmjen kur mori telefonatën, iu shemb bota:

“U rritëm brenda 24-orëve. Mëngjesin e 25- vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja. Pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës”, tha e përlotur.

Mandej, u shpreh:

“Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë-thellë, më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente. E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë”.

Ilda Goni, e ëma e Anës dhe motra e madhe e Inis dhe Ingrid Gjonit, u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rënde. Ishte vetë Ana ajo që bëri lajmin publik, duke u shprehur:

“Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli ynë. ‘Ne’ përgjithmonë”.

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U

Ingrid Gjoni foli gjithashtu për humbjen e së motrës, në një postim në Instagram:

“Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur”, duke shtuar: “Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.”

Inisi u shpreh: “Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë, por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë. Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e këtyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira, vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.”

Më tej, tha:

“Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria, energjia dhe mirësia jote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd”.