Aktorja diagnostikohet me kancer në gji

Lyndie Greenwood, aktorja e famshme kanadeze dhe ylli i serialit Sleepy Hollow, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në gji.
Aktorja 42-vjeçare ka postuar një foto ku pozon me kokën tërësisht të rruar së bashku me një mesazh për fansat, transmeton Indeksonline.
“Hej miq,” shkroi Lyndie, duke shtuar, “Nuk kam postuar për një kohë sepse më është dashur të përballem me sfidat e jetës reale. Kanceri është i komplikuar dhe i paparashikueshëm.”
Ajo u dërgoi ndjekësve të saj fjalë mbështetjeje dhe dashurie dhe i ftoi ata të ndiqnin blogun e saj në Substack, ku shkruan rregullisht për përvojën e saj.
Greenwood zbuloi në blogun e saj se ajo u diagnostikua me një lloj kanceri i gjirit që fillon në kanalet e qumështit dhe përhapet në indet përreth ndërsa ishte në Vankuver, ku po përgatitej të xhironte një film udhëtimi indie./Indeksonline/