Aktorja e “Barbie”-t sjell skena ero*tike në filmin e ri (video)

Warner Bros ka publikuar trailerin zyrtar për filmin “Wuthering Heights”, me regji të Emerald Fennell-it, ku në rolet kryesore janë Margot Robbie në rolin e Catherine dhe Jacob Elordi, në rolin e Heathcliff.
Drive me mad. “Wuthering Heights” comes to theaters Valentine’s Day. pic.twitter.com/n4UNA1nKmh
— WutheringHeightsMovie (@wuthering_hts) September 3, 2025
Filmi bazohet në romanin me të njëjtin titull nga Emily Bronte, i cili u publikua në vitin 1847. Në roman eksplorohet dashuria, hakmarrja dhe mospërshtatja e klasave shoqërore.
Në film do të jetë gjithashtu edhe Owen Cooper, i njohur për rolin e tij në serialin “Adolescence”. Ai do të luajë rolin e Heathcliff adoleshent, antiheroi i këtij romani, zemërimi i të cilit prek të gjithë njerëzit që e rrethojnë. Ai ndërton një marrëdhënie të ndërlikuar dhe pasionante me Catherine, e cila është e destinuar që të ketë një fund të hidhur.
Filmi po pritet me shumë entuziazëm, jo vetëm për pjesëmarrjen e Margot dhe Jacob, por edhe prej historikut të Emerald Fennell, regjisore e “Saltburn” dhe “Promising Young Woman”.
“Wuthering Heights” do të publikohet në kinema në Ditën e Shën Valentinit, pra më 14 shkurt 2026.
