75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 27 Mars 2025 / L K

Aktorja e cilësuar si femra më seksi në botë, ka anuluar dasmën, arsyeja e çuditshme!

Ylli i Hollivudit, Sydney Sweeney, thuhet se ka anuluar martesën e saj me Jonathan Davinon për shkak të “problemeve të mëdha” në marrëdhënien e tyre.

Aktorja 27-vjeçare, e cila quhet edhe femra më seksi në botë dhe 41-vjeçari Jonathan filluan të takoheshin në vitin 2018, u fejuan në vitin 2022 dhe kryesisht e mbajtën lidhjen e tyre sekrete.

Megjithatë, tani një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Daily Mail”-in se çifti e ka shtyrë dasmën, e cila ishte planifikuar për në maj. Ai përmendi arsyen për këtë pasi çifti po kalon “një periudhë të vështirë dhe po përpiqet të rivlerësojnë nëse duhet të qëndrojnë fare bashkë”.

Jonathan dhe Sydney nuk janë parë së bashku që nga janari i këtij viti dhe thuhet se ajo ka qëndruar në hotelin “Beverly Hills” që nga mesi i shkurtit.

Aktorja aktualisht është duke punuar në një sërë projektesh dhe gjithashtu po planifikon të rikthehet në serialin “Euphoria”, në të cilin interpreton si Cassie Howard./Indeksonline/