75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 30 Janar 2025 / AR

Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur turke Melisa Aslı Pamuk dhe Yusuf Yazıcı, që u martuan në Paris në maj të vitit të kaluar, u bënë prindër për herë të parë.

Lajmi i mirë erdhi mbrëmjen e djeshme, transmeton Indeksonline.

Teksa çifti i njohur u shprehet i lumtur që erdhi në jetë djali i tyre, lajmin e ka bërë të ditur futbollisti i njohur Yusuf Yazıcı.

Ai njoftoi se djali i tyre lindi në ditëlindjen e tij, më 29 janar. Yazıcı ka shkruar “Dhurata më e mirë e ditëlindjes” në postimin e tij në rrjetet sociale.

Më pas, Melisa Aslı Pamuk citoi postimin e Yusuf Yazıcı dhe e postoi atë me një emoji zemre./Indeksonline/