Aktorja e famshme bëri bujë me një foto provokuese me bikini: “Po shkoj në rrugën time…”
Aktorja e famshme Halle Berry (59-vjeçare) ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale me foton e saj të fundit me bikini. Aktorja ka pozuar në mes të asgjësë dhe i ka kthyer të pasmet kamerës.
Bikinit ia theksonin në mënyrë të përkryer figurën e saj të hollë.
“Duket sikur po shkoj në drejtimin e gabuar, por jo, thjesht po shkoj në rrugën time”, shkroi ajo në mënyrë misterioze në mbishkrimin e fotos së publikuar, e cila mori një mori komplimentesh.

Aktorja e famshme kohët e fundit u ka dhuruar shpesh fansave të saj foto me bikini dhe kjo filloi pasi ajo i tha Oprah Daily-t se ndihet si versioni më i mirë i vetes.
“Mendoj se do të jem një version edhe më i mirë i vetes në moshën 60 vjeç. Në rrugën drejt jetëgjatësisë, po zbuloj se çfarë duhet të bëj për të përmirësuar shëndetin tim. Ndihem e sigurt, e fortë dhe seksi. Jam më e mençur dhe më e zgjuar se kurrë”, tha ajo./Indeksonline/

