Aktorja e famshme hedh akuza të rënda kundër bashkëshortit: M’i vodhi fotot dhe videot private…!

Aktorja Denise Richards pretendon se bashkëshorti i saj, Aaron Phypers, i vodhi fotot e saj private dhe shkeli një urdhër të përkohshëm kufizues kundër tij.
Siç raporton Page Six, në dokumentet e gjykatës, Denise i kërkoi ish-bashkëshortit të saj t’i kthente të gjitha fotot, regjistrimet dhe telefonat celularë.
Richards kërkoi gjithashtu që Aaron-it t’i ndalohet përdorimi, shpërndarja, kopjimi, printimi ose zbulimi i çdo mesazhi, email-i, fotoje, shënimi ose përmbajtjeje tjetër” nga telefoni i saj celular, laptopi dhe pajisje të tjera.
Phypers paraqiti kërkesë për divorc më 7 korrik pas një debati të ashpër që çifti pati disa ditë më parë.
Pak pasi ai paraqiti kërkesën, Denise e akuzoi atë për abuzim fizik dhe iu dha një urdhër mbrojtjeje kundër tij./Indeksonline/