Aktorja e famshme heq dorë nga aktrimi

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane, Sandra Bullock, po heq dorë nga aktrimi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo duke shtuar se dëshiron të bëj një “pushim” pasi ndihet e lodhur, transmeton Indeksonline.

Gjatë karrierës ka luajtur në mbi 50 filma.
“Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe kam qenë shumë me fat. Kuptova se ndoshta po bëhej “paterica” ime. Ishte si të hapja një frigorifer gjatë gjithë kohës dhe të kërkoja diçka që nuk ishte kurrë aty”, tha ajo.
Ajo kujtoi një moment kur i kishte thënë vetes: “Mos e kërko suksesin këtu sepse nuk ekziston këtu. Tashmë e ke vendosur, gjeje dhe kuptoje që nuk ka punë për të të vërtetuar se kush je”./Indeksonline/
