18:19 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aktorja e famshme heq dorë nga aktrimi: Çfarë do bëj? Do mjel dhitë (Foto)

Aktorja e famshme, Jennifer Lawrence ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit për shkak të ndarjes nga producenti Darren Aronofsky. Pas ndarjes, aktorja në një intervistë për “Elle” ka deklaruar se ka nevojë për pushim nga
aktrimi.

“Dua të blej një fermë. Dua të mjel dhitë”, u shpreh Lawrence duke habitur të gjithë.

27-vjeçarja renditet ndër aktoret më të paguara në Hollywood dhe gjithashtu ndër femrat më sexy.

Jennifer Lawrence ka aktruar që nga viti 2006 në dhjetra filma ku më të njohurit janë
“The hunger games”, “Passengers”, “Mother” etj.