11:53 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Aktorja e famshme merr vendimin e papritur

Aktorja e njohur, Sandra Bullock ka konfirmuar për “ET” se do të shkëputet pak nga karriera e saj si aktore, të paktën tani për tani.

Sipas “ET”, aktorja nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje, por Sandra thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi.

Sandra Bullock ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeç.

“Unë e marr punën time shumë seriozisht,” tha ajo, duke vënë në dukje se është një punë “24/7”. “Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë,” shtoi ajo.
Aktorja na tregon se çfarë ndodhet në listën e saj të gjërave që do të bëjë në përditshmëri.

“Duke ju shërbyer çdo gjë që iu nevojitet fëmijëve,” tha ajo. “Kalendari i tyre social.”

Sandra gjithashtu flet edhe për kujdesin e tepruar që ka ndaj COVID.

“Të gjithë prindërit më njohin si zonjën e çmendur kur vjen puna tek pandemia,” tha ajo. “Ata e dinë se fëmijët e tyre do të kthehen pa COVID kur largohen nga shtëpia jonë.”
Me ndërprerjen e aktrimit të fitueses së Oskarit, fansat mund të shijojnë aftësitë komike të Bullock në filmin e saj të fundit, “The Lost City”, e cila luan së bashku me Daniel Radcliffe, Brad Pitt dhe Channing Tatum.