11:12 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktorja e famshme mezi pret ribashkimin e “Friends”

Lisa Kudrow mezi po pret ribashkimin e aktorëve të serialit “Friends” për një episod special.

Aktorja 56 vjeçarja e cila ka luajtur në Phoebe Buffay ka folur së fundi në një intervistë për ET me Nischelle Turner për episodin special të “Friends” që do të shfaqet në HBO Max.

“Mezi po pres që të ndodhë. Ne të gjashtë nuk kemi qenë në një dhomë së bashku para njerëzve që 25 vite, një e tillë ka qenë vetëm para shumë vitesh që u mblodhëm privatisht për një darkë… Unë vetëm mund ta imagjinoi. Do të jetë shumë argëtuese”, tha Lisa e entuziazmuar.

Rikujtojmë që ribashkimi i “Friends” ishte planifikuar që të ndodhte më herët, por u shty për shkak të Covid-19./Indeksonline/