75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 10 Shtator 2021 / kutia

Aktorja e famshme mirëpret në jetë fëmijën e saj të tretë

Jennifer Love Hewitt dhe bashkëshorti Brian Hallisay mirëpritën fëmijën e tyre të tretë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram duke zbuluar dhe emrin e djalit, Aidan James Hallisay. Krahas një fotoje të barkut të saj shtatzënë, aktorja shkroi:

“Epo kjo është se si fëmijët e mi më dërguan në spital. Barku im u vu në qendër të vëmendjes. Thuhet se gratë i lënë trupat e tyre gjatë lindjes… ato udhëtojnë drejt yjeve për të mbledhur shpirtrat e foshnjave të tyre dhe kthehen së bashku në këtë botë. Ishte nderi im më i madh të shkoja dhe t’ju mblidhja ju Aidan James. Tani kthehemi te qetësia dhe pushimi.

Dyshja, të cilët u martuan në Nëntor 2013, janë gjithashtu prindër të një vajze 7 vjeçare dhe një djali 6-vjeçar. Gjatë një interviste të dhënë pak javë më parë, aktorja tha se amësia e ndryshon një person në shumë mënyra ndërsa shtoi se zgjedhja e një emri është pjesa më e ndërlikuar.