75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Aktorja e famshme ndërron jetë, disa javë para ditëlindjes së 94

Aktorja e njohur, Estelle Harris, ka ndërruar jetë të shtunën në mbrëmje. 

Ajo vdiq disa javë para ditëlindjes së saj të 94-të. Këtë e raporton familja e saj në një deklaratë për Deadline, transmeton Indeksonline.

Me keqardhje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se Estelle Harris ndërroi jetë në orën 18:25 të mbrëmjes së sotme”, tha djali i saj Glenn Harris në deklaratë. 

Mirësia, pasioni, ndjeshmëria, humori, ndjeshmëria dhe dashuria e saj ishin të pashoqe dhe do t’i mungojë të gjithë atyre që e njohën.

Përveç rolit të saj si Estelle Costanza në komedinë Seinfeld, ajo u bë e njohur për miliona njerëz në mbarë botën në filmat Toy Story./Indeksonline/