75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 17 Tetor 2025 / SH

Aktorja e famshme përfundon në spital

Aktorja legjendare Brigitte Bardot përfundoi në spital tri javë më parë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për probleme serioze shëndetësore.

Spitali Saint Jean ku ajo po trajtohet është privat, i vendosur në Toulon, pranë shtëpisë së saj në Saint-Tropez.

Aktorja e famshme festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 91-të .

Ajo lindi në Paris dhe u bë e famshme në vitet 1950-të dhe 1960-të. Ajo u rrit në një familje të pasur, por të rreptë dhe në moshën 18 vjeç u martua për herë të parë me regjisorin Roger Vadim. Pas tij, ajo u martua edhe tri herë të tjera dhe me Jacques Charrier pati fëmijën e saj të vetëm, një djalë, Nicolas-Jacques.

Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973, duke lënë pas 47 filma dhe pak më shumë se 60 këngë.

Pavarësisht karrierës së saj të pasur, Bardot deklaroi në kujtimet dhe intervistat e saj se jeta e saj nuk ishte e lehtë dhe e përshkroi famën e saj si një kafaz. Ajo gjithashtu spikati për faktin se nuk i ishte nënshtruar kurrë ndonjë ndërhyrjeje kozmetike, duke besuar se plakja ishte një proces normal që nuk mund të luftohej./Indeksonline/