Aktorja e famshme shkon në Javën e Modës në Paris me një kombinim të pazakontë

Java e Modës në Paris ka filluar dhe do të zgjasë deri të martën, më 1 tetor.
Ndër të parat që mbërriti ishte Eva Longoria. Aktorja 49-vjeçare tërhoqi vëmendjen teksa doli nga hoteli.
Ajo kishte veshur një fustan transparent me të cilin kishte kombinuar një xhaketë të zezë dhe këpucë të zeza.
Ajo ishte grimuar minimalisht dhe ka lëshuar flokët. Longoria prej vitesh njihet si një nga femrat më elegante dhe më tërheqëse në Hollywood./Indeksonline/
