75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aktorja e famshme thotë se është ngacmuar seksualisht

Të gjithë e njohin serialin e famshëm “Sex and the City”, i cili edhe pse nuk prodhon më sezone të shfaqjes televizive, duket se do të jepet ende në ekranin e madh, me filmin e tij të tretë.
Megjithatë, pas rrëfimit të fundit të aktores Sarah Jessica Parker në radion “National Public Parker”, filmi duket se ka rrezik ta humbase protagonsiten e tij, Carrie Bredshaw.

Në këtë emision, ajo ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një aktor i rëndësishëm i kinemasë, që ishte dhe pjesë e “Sex and the City” dhe që i ka dhënë një ultimatum producentëve se nëse nuk merrnin masa kundër tij do të lërë rolin e saj.

Sipas Parker, edhe pse ajo është protagonsite absolute e serialit dhe e filmave, nga kjo situatë është ndjerë sikur nuk ka kurrëfare fuqie.

“Mendoj se nuk ka rëndësi sa moderne dhe mendjehapur që je. Pavarësisht rolit që kisha, nuk ndihesha në pozicionin e duhur për të folur, nuk ndihesha aq e fuqishme sa ai burrë që sillej në mënyrë të pahijshme. Nuk guxoja ta thoja me zë të lartë, por kishte shumë raste kur ndodhte.“- tregon aktorja- “Një paradoks i vërtetë kjo që ka ndodhur në setin e “Sex and the city”, që në vitet 90′ ka kontribuar masivisht për ti bërë gratë të ndihen të fuqishme në një botë të dominuar nga burrat.”

Më pas ajo shtoi: “Kisha çdo arsye për të thënë se ishte e papërshtatshme, por nuk arrija ta kuptoja se sa në vështirësi më vinte kjo situatë. Nuk kam folur me agjentin tim, kam folur drejtpërdrejtë me producentët.”

Por mesa duekt ndërhyrja e agjentit të saj ishte vendimtare për gjithë këtë ngjarje: “Thuaji atyre, nëse vazhdojmë kështu, e lëmë shfaqjen..I dërgova një biletë atyre, një biletë vetëm vajtje për t’u larguar menjëherë nga qyteti. Në pak orë ndryshoi gjithçka.”

Ndryshe nga shumica e denoncimeve që janë bërë nga vajzat e ekranit për ngacmime apo sulme seksuale nga kolegët meshkuj, kjo e Sarah Jessica Parker, ka ndodhur së fundmi, kur ajo njihet si një nga gratë më të fuqishme të serialeve apo filmave.