08:42 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Aktorja e famshme tregon fakte të dhunës: Burri më rrahu në karantinë!

Aktorja e famshme amerikane, Christina Ricci, ka thënë se karantina ka qenë e rrezikshme në familen e saj. 40-vjeçarja ka treguar fakte se burri e ka rrahur disa herë në karantinë, duke treguar edhe fakte të dhunës.

Dje aktorja ka paraqitur në polici urdhërndalimi kundër burrit të saj, James Heerdegen me pretendimet se ai e kishte rrahur, shtyrë, pështyrë dhe forma të tjera të dhunës.

Christina ka thënë se kishte planifikuar divorcin, por që pandemia ia ka shtyrë këtë vendim.

Christina paraqiti disa fotografi në gjykatë, duke treguar dëmtime që ajo pretendon se i kishte pësuar nga duart e Heerdegenit.

Christina gjithashtu ka frikë se abuzimi i Heerdegenit mund të kthehet në vdekjeprurje./Indeksonline/