Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në qendër të vëmendjes: Cemre Baysel. Aktorja e dashur për publikun, e njohur nga seriale të suksesshme si “Baht Oyunu”, është kapur nga paparacët në shoqërinë e reperit Blok3 (emri i vërtetë Hakan Aydın).
Dyshja u pa duke darkuar në zonën e famshme të Karaköy në Stamboll, një nga vendet më të frekuentuara nga VIP-at, dhe mjaftoi ky moment që rrjetet sociale të shpërthenin me aludime për një romancë të re.
Pamjet e publikuara i kanë bërë fansat të pyesin nëse mes tyre po lind diçka më shumë sesa miqësi.
Ajo që i dha më shumë “zjarr” lajmit është fakti se as Cemre dhe as Blok3 nuk kanë reaguar për ta mohuar apo konfirmuar lidhjen, duke lënë gjithçka në hije misteri. Madje, disa fansa kanë vënë re se dyshja ka filluar të ndjekë njëri-tjetrin në rrjete sociale, detaj që për publikun është shpesh sinjal i parë i një lidhjeje të re.
Kujtojmë se Cemre Baysel është ndër aktoret më të përfolura të brezit të ri, ndërsa Blok3 është një emër në rritje në skenën e hip-hopit turk. Kombinimi i një ylli të ekranit me një reper rebel duket se ka të gjitha përbërësit për t’u shndërruar në çiftin më të komentuar të momentit.
Për momentin, mbetet mister nëse kemi të bëjmë me një histori të re dashurie apo thjesht me një miqësi të ngushtë. Por një gjë është e sigurt: Cemre dhe Blok3 janë shndërruar në kryefjalën e rrjeteve sociale, duke e kthyer këtë darkë të thjeshtë në një lajm të madh senzacional.