09:24 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / MSH

Aktorja e famshme turke kurorëzohet në Ohër të Maqedonisë

Një nga aktoret më të famshme të Turqisë, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo u kurorëzua dje me të dashurin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.

Kurorëzimi dhe festa zunë vend në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku është dhe vendlindja e Cedit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase.

Dyshja u fejua më 18 maj të këtij viti, në ditëlindjen e Ebrut.

Aktorja është e njohur për rolin e saj në serialin “Hercai”.

Pas pushimit të tyre në Ohër dhe përreth tij, ata planifikojnë të bëjnë një dasmë më të madhe në Çeshme.