Aktorja e “Game of Thrones” zbulon tatuazhin në këtë pjesë të trupit
Seria fantastike e “Game of Thrones” është tejet e suksesshme në të gjithë botën, prandaj edhe interesimi për aktorët që luajnë në këtë projekt janë në qendër të vëmendjes nga publiku, shkruan Indeksonline.
Aktorja e njohur, Emilia Clarke, është shfaqur në ndarjen e çmimeve në “Emmy Awards”.
Clarke kishte veshur një fustan të lezetshëm Valentino, kur ajo publikoi në Instagram disa fotografi ku vërehej qartë edhe një tatuazh në pjesën e stomakut.
Kjo ka rënë në sy, duke u bërë lajm nëpër mediat rozë, ndërkohë që fansat janë shprehur mjaft të kënaqur me këtë tatuazh të aktores. /Indeksonline/



