Aktorja e “Harry Potter”-it bëhet nënë për herë të parë

Scarlett Byrne dhe Cooper Hefneri u bën prindër për herë të parë.
Aktroja 29- vjeçare të cilën e kemi parë në 3 seri të “Harry Poter”-it u bë nënë të hënën.

“Këtë pasdite Scarlett dhe unë mirëpritëm vajzën tonë Betsy Rose Hefner. Ne jemi të emocionuar dhe falënderues, plot dashuri dhe kënaqësi”, ka shkruar Cooperi në llogarinë e tij në Instagram të shoqëruar nga një fotografi të fëmijës së porsalindur.
Cooperi dhe Scarletti janë së bashku për më shumë se 6 vjet. U fejuan në vitin 2015.
Kujtojmë se Cooperi është djali i ish-pronarit të revistës së famshme “Playboy” Hugh Hefner./Indeksonline/