75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / B O

Aktorja e Hollywoodit shpallet fajtore për abuzimin seksual të një 13 vjeçareje

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Zara Phythian është shpallur fajtore për abuzim seksual me një vajzë 13-vjeçare.

Zara Phythian, e cila luajti me Benedict Cumberbatch në filmin e Marvel-it “Doctor Strange” ka abuzuar me vajzën e mitur së paku një ose dy herë në muaj’ që nga viti 2005 dhe e kërcënonte që të heshte, shkruan Indeksonline.

Phythian e detyronte 13 vjeçaren të bënte seks me burrin e saj, Zara Markle. Phythian, e cila gjithashtu drejton një akademi të arteve marciale u shpall fajtore për 14 akuza për detyrim seksual kur viktima ishte në moshën e hershme të adoleshencës.

Bashkë me ty në 14 pikat fajtor është shpallur edhe burri i saj.

Gjykatësi Mark ëatson i la në paraburgim të dy të pandehurit deri në seancën dëgjimore ku do të shpallet dënimi me burg për çiftin e njohur./Indeksonline/