75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktorja e humorit tregon se pse iku nga Portokallia

Deklaratat e Salsano Rrapit ditën e djeshme, në lidhje me largimin “fshehurazi” të aktores së humorit Delinda Disha nga Portokallia, sigurisht që nuk mund të kalonin pa një përgjigje.

Ka qenë vetë aktorja, e cila tashti i është bashkuar “Klanifornication”, që me anë të një postimi në Instagram, ka zbuluar asyen e largimit dhe sigurisht, ka nisur një polemikë me Salsanon.

“I dashur Salsano, për jetën tënde e paske problem të prenoncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja të rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhenësin e “Top-it”. Për sqarim.”- shkruan Delinda.