Aktorja e “La Casa de Papel”-it është shtatzënë

Aktorja spanjolle Úrsula Corberó postoi një foto në Instagram ku tregoi se është shtatzënë.
“Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi aktorja në Instagram, transmeton Indeksonline.
Për Úrsulën, e cila luajti rolin e Tokios në serialin hit La Casa de Papel, ky do të jetë fëmija i saj i parë.
Úrsula është në një lidhje me aktorin Chinó Darín, djalin e aktorit dhe shkrimtarit të famshëm argjentinas Ricardo Darín, që nga viti 2016. Çifti u takua gjatë xhirimeve të serialit La embajada dhe jetojnë së bashku në Madrid./Indeksonline/