Aktorja e Netflix-it vdes në moshën 11-vjeçare

Aktorja dhe modelja Millena Brandão e cila u shfaq në serialin e Netflix-it ‘Sintonia‘ ka ndërruar jetë në moshën 11-vjeçare.
Ajo ndërroi jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas pësoi sulm në zemër, transmeton Indeksonline.
Lajmin e konfirmoi nëna e saj.
“Ajo kishte dhimbje koke, por mund të ecte dhe të fliste. Mjeku tha se ishin ethe, por nuk ia bëri asnjë test. Na tha ta çonim në shtëpi dhe t’i jepnim qetësues dhimbjesh”, tha nëna e saj për median.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(378x0:380x2):format(webp)/Milena-Brandao-11-dies-after-suffering-multiple-heart-attacks-050525-1-2188f58e77ca454db56349452e6e0ad9.jpg)