75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Aktorja e njohur akuzon ish të fejuarin për abuzim

Evan Rachel Woodi është duke folur kundër ish-të fejuarit të saj, Marilyn Manson, për të cilin ajo thotë se e abuzoi vite me radhë.

Aktorja 33-vjeçare kishte folur më parë publikisht se kishte qenë në një marrëdhënie abuzive, por ajo kurrë nuk e ka treguar emrin e abuzuesit deri tani.

Marrëdhënia e Evanit dhe Marilynin u bë publike në janar të vitit 2007, kur ajo ishte 19-vjeçe. Ata u fejuan në janar 2010, por shtatë muaj më vonë i dhanë fund lidhjes.

Sot në Instagram ajo shkroi: Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur në botë si Marilyn Manson. Ai filloi të më “pastronte” kur isha adoleshente dhe më abuzoi tmerrësisht vite me radhë”, tha Evani në postimin e saj.